75 Mall Live Search
10:45 / E Premte, 10 Janar 2025 / Z S

Memli Krasniqi fton diasporën të votojë përmes postës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një videomesazhi i u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve  në diasporë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor duke dërguar votën e tyre përmes postës.

“E ardhmja më e mirë e Kosovës është vetëm një hap larg: Hapi juaj – vota juaj”, u shpreh Krasniqi.

Më tutje Krasniqi theksoi rëndësinë e dërgimit të fletëvotimit brenda afatit, për të siguruar që ai të arrijë deri më 8 shkurt 2025.

“Vota juaj është dashuri për vendlindjen. Bëjeni sot – sepse e ardhmja fillon me ju, tani”, përfundoi ai./Indeksonline/