Memli Krasniqi i buzëqeshur e me disponim të mirë arrin në Konventën e PDK-së

Kryetari në ardhje i PDK-së, Memli Krasniqi ka arritur në vendin ku është duke u mbajtur Konventa e partisë së tij.
Krasniqi ishte i buzëqeshur e me disponim të mirë derisa po hynte brenda hotelit ku po mbahet konventa, transmeton Indeksonline.
Në pjesën e parë të Konventës nuk do të zgjidhet kryetari. Memli Krasniqi do të votohet në ora 17:00 kur do të filloj pjesa e dytë e Konventës së PDK-së.
Krasniqi është kandidati i vetëm dhe me shumë gjasë do marr lidershipin e PDK-së./Indeksonline/





