75 Mall Live Search
12:53 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / H F

Memli Krasniqi i indinjuar për mosreagimin institucional për arrestimin e ish-policit Spahiu: Po mbahet nga regjimi serb në mënyrë të padrejtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka krikuar ashpër Qeverinë e Kosovës lidhur me mosreagimin ndaj arrestimit të ish-policit, Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe.

Krasniqi tha se qeverisë i kujtohet policia vetëm kur u duhet për ndërhyrje dhe për mburrje, por jo në raste të tilla.

“Shpreh keqardhjen dhe indinjatën për ndalim arbitrar dhe të padrejtë të ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet nga regjimi serb në mënyrë të padrjetë. Për më shumë, shpreh pakënaqësinë për mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ende asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë”, tha lideri i PDK-së.

Po ashtu, ai i ka bërë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare të angazhohet për lirimin e Spahiut.