75 Mall Live Search
20:22 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / Z S

Memli Krasniqi: Më 12 tetor e heqim balotazhin nga tradita e Drenasit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdarin, duke thënë se gara do të përfundojë që në raundin e parë.

Në një postim, Krasniqi u shpreh i bindur në fitoren pa balotazh më 12 tetor, duke theksuar se PDK-ja është e bashkuar rreth kandidatit të saj.

“PDK është vetëm numri 191! PDK është vetëm Petrit Hajdari! Dhe më 12 tetor, balotazhin do ta heqim nga tradita e Drenasit!”, ka deklaruar ai.