75 Mall Live Search
13:46 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / B XH

Memli Krasniqi nderon veprën e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nderuar sot kujtimin e heronjve Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në 36-vjetorin e rënies së tyre.

“Tek varret e dy heronjve tanë, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, jo për të vendosur vetëm lule, por për të rikonfirmuar se amaneti i tyre jeton, në kujtesën tonë, në veprën tonë dhe në rrugën që ndjekim për një Kosovë të lirë, të pavarur e të zhvilluar”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se idealet e tyre mbeten të gjalla edhe sot, duke i cilësuar si shembull të dashurisë për atdheun dhe të guximit për liri.

“Fryma e tyre u bë udhërrëfyese për brezin që më vonë u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut!”, ka përfunduar ai. /IndeksOnline/