75 Mall Live Search
12:32 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / FR

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: “Kur jemi të bashkuar, jemi të pandalshëm”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në fjalimin e tij në Konventën e 11-të të kësaj partie, theksoi rëndësinë e unitetit si faktor kyç në zhvillimin e vendit dhe fuqizimin e PDK-së si forcë politike.

“Gjithmonë ka qenë bashkimi ynë ai që ka ecur përpara këtë vend,” tha Krasniqi para delegatëve të mbledhur në këtë ngjarje të rëndësishme për partinë.

Duke folur për vizionin e së ardhmes, ai theksoi besimin se zhvillimi i Kosovës do të ndërtohet mbi veprimet dhe bashkëpunimin e të gjithëve brenda partisë.