75 Mall Live Search
15:27 / E Hënë, 12 Shtator 2022 / k.v

Memli Krasniqi nënshkruhet në librin e ngushëllimeve: Udhëheqja e Mbretëreshës Elizabeth II ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Kryetari i Partisë Demokratike të akosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, për t’u shprehur ngushëllime Ambasadorit Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorëve të tij, për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Përmes njē postimi në Facebook, Krasniqi shpreht se udhëheqja, vizioni, përkushtimi dhe mirësia e Mbretëreshës Elizabeth II kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e botë.

“Me këtë rast, nënshkrova edhe librin e zisë, në kujtim dhe nderim të jetës së Mbretëreshës Elizabeth II, udhëheqja, vizioni, përkushtimi dhe mirësia e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e botës. Ngushëllimet më të thella, nga unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, për Qeverinë dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan lideri i PDK-së.