75 Mall Live Search
22:10 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / S Z

Memli Krasniqi nga Drenasi: Nga 12 tetori do ta heqim balotazhin nga tradita e kësaj komune

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nga  tubimi madhështor  në Drenas, ka shprehur bindjen se kandidati i kësaj partie, Petrit Hajdari, do të fitojë zgjedhjet pa pasur nevojë për balotazh.

Krasniqi ka thënë se se me 12 tetor, qytetarët e Drenasit do ta heqin balotazhin nga tradita e kësaj komune.

“Faleminderit nga zemra, Drenas! Sonte, në Drenas, përgjigjja ishte madhështore, e fuqishme dhe e njëzëshme: PDK është vetëm numri 191! PDK është vetëm Petrit Hajdari! Dhe më 12 tetor, balotazhin do ta heqim nga tradita e kësaj komune!”, ka thënë Krasniqi.