23:59 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Memli Krasniqi nostalgji për kohën kur këndonte rep

Një nga grupet e para të muzikës rep ishte ai “Ritmi i Rrugës” që bën revolucion dhe sollën një stil të re në skenën muzikore vendore.

Një grup prej dy artistësh, arritën të pëlqehen shumë shpejtë, ndërsa këngët e tyre dëgjoheshin kudo.

Me flokë të gjata, i ri e me ambicie, kështu u paraqit Memli Krasniqi, të cilin e mbajmë mend të gjithë.

Por, karriera e tij artistike qe jetëshkurtër, tani është një nga emrat më me zë të skenës politike.

Megjithatë, Memli ndjen nostalgji për kohën kur këndoi, ai ka postuar një instastory, ku e ka etiketuar, një reper tjetër kosovar, ku shkruhet emri i grupit “Ritmi i Rrugës” kur performonte në lokale të ndryshme./Indeksonline/