Memli Krasniqi për rastin tragjik në Gllogjan: I tronditur thellë me këtë sulm makabër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë thirrje qe organet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më parë të zbardhin rastin e sotëm në Gllogjan.
“Në këto orë të rënda për familjarët e viktimave, i bashkohemi dhimbjes së tyre, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Krasniqi
Postimi i plotë:
I tronditur thellë me sulmin makabër në Deçan!
Në këto orë të rënda për familjarët e viktimave, i bashkohemi dhimbjes së tyre, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë.
Organet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më parë të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj vepre të tmerrshme të sjellin para drejtësisë.