75 Mall Live Search
19:59 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Z S

Memli Krasniqi për Shpat Kasapin: Do të mbahesh në mend përherë si djalë i dashur e i mbarë

Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit, Shpat Kasapi.

“Prehu në paqe, Shpat. Do të mbahesh në mend përherë si djalë i dashur e i mbarë”, shkruan Krasniqi në një postim në rrjetet sociale.

Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare në Itali./Indeksonline/