18:47 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / k.v

Memli Krasniqi: Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës – Fol Kryeministër!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të deklarohet për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit ku sot Policia e Kosovës është tërhequr bashkë me zyrtarët e KQZ gjatë përgatitjes së zgjedhjeve.

Lideri i opozitës ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që të dalë e të flas për këtë situatë, ndërsa ka thënë se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.

“Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka thënë Krasniqi.