75 Mall Live Search
13:14 / E Martë, 05 Prill 2022 / AR

Memli Krasniqi uron Agim Aliun: Kryetar model i qeverisjes lokale të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar kryetarin e Ferizajt Agim Aliu për zgjedhjen e tij në krye të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa, po ashtu, ka uruar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, u zgjodh anëtar i bordit të kësaj organizate.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook, se Agim Aliu është model i qeverisjes lokale të PDK-së.

“Kryetari model i qeverisjes lokale të PDK-së, Agim Aliu, është zgjedhur sot kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa, po ashtu, kryetari i kryeqytetit tonë kulturor e historik, Shaqir Totaj, u zgjodh anëtar i bordit të kësaj organizate. Agimin dhe Shaqirin, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit te AKK-së, i uroj për marrjen e përgjegjësive të reja, i bindur se do të bëjnë punë të mira në përfaqësimin e interesave të komunave të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, tha Krasniqi.