Memli Krasniqi uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri. Krasniqi ka thënë se samiti që mbahet pasnesër është dëshmi e punës që ai po bën në Shqipëri.
“Uroj kryeministrin dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri.
Shqipëria po vazhdon rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit dhe uroj që mandati i ri të shërbejë për ta afruar edhe më shumë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet, më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropianë, është dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për “Shqipëria 2030”.
Suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë”, shkruan Krasniqi në urim./Indeksonline/