75 Mall Live Search
21:24 / E Premte, 01 Prill 2022 / MSH

Memli Krasniqi uron nisjen e muajit të Ramazanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës i ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.

“Nesër, para lindjes së diellit, shumë qytetarë të besimit islam në Kosovë do të zgjohen në syfyr për të nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit”.

“Qoftë ky muaj i bekuar periudhë e përafrimit, e dashurisë dhe e shpërndarjes së mirësisë e solidaritetit mes njerëzve”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se ashtu si në të gjithë botën, edhe në Kosovë nesër besimtarët e fesë islame hyjnë në muajin e Ramazanit.