Memli Krasniqi, Vetëvendosjes: Ju duhet të bëni rrugë të gjatë ndryshimi për të bashkëpunuar me ne

Deputeti Memli Krasniqi, ka qenë i ashpër ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët më parë i kërkonin nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë së Hotit. Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosje për të kërkuar bashkëpunim me PDK-në, duhet të bëjë një rrugë të gjatë ndryshimi, duhet të bëjë reformë të thellë brenda tyre.
“Ju nuk mund të kërkoni bashkëpunim me ne, ju duhet me ba rrugë të gjatë të ndryshimit, ju duhet me u reformue për me pas çfarëdo lloj bashkëpunimi me PDK-në. Ne jemi opozita e kësaj qeverie, ju jeni lara-lara”, tha Krasniqi, raporton IndeksOnline.
Madje Krasniqi ka folur edhe për atë se deputetët e Vetëvendosjes në fjalimet e tyre, përkatësisht deputeti Dimal Basha, duket se sikur i mësojnë nga i njëjti person brenda ndonjë ambienti të mbyllur dhe se pa e ditur fare se për çfarë po flasin.
“Ky as nuk e din se Ligjin për kompetencat e zgjeruara për me marrë pasurinë e pajustifikume, e ka bë ministri i PDK-së, Abelard Tahiri, se po më doket se ju si zombi gjysma ja nisni me fol ashtu siç ju mësojnë aty brenda”, tha Krasniqi./IndeksOnline/