09:16 / E Premte, 09 Shtator 2022 / k.v

Memli Krasniqi viziton Maqedoninë e Veriut, do të pritet nga krerët e shtetit fqinj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të zhvilloj sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të takoj krerët e shtetit fqinj.

Lideri i opozitës në Kosovë, gjatë ditë së sotme do të zhvilloj takime me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, pastaj me kryeministrin Dimitar Kovachevski, me Zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi si dhe me liderin e e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Siç, ka njoftuar zyrtarë të PDK-së që janë pjesë e delegacionit zyrtar, kreu i PDK-së më të madhe opozitare do të diskutojë me zyrtarët e shtetit fqinj për bashkëpunimin e nsërsjell ndërmjet dy vendeve, zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për krizën e rëndë ekonomike dhe energjetike.