16:51 / E Martë, 25 Korrik 2023 / k.v

Memli Krasniqi viziton Odën Ekonomike: Qeveria po ndëshkon bizneset me qasjen e gabuar të saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Odën Ekonomike të Kosovës, ku është takuar me kryetarin Lulzim Rafuna. Krasniqi ka njoftuar se me Kryetarin e Odës Ekonomike kanë diskutuar rreth sfidave me të cilat ballafaqohet sektori privat në Kosovë.

“Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të vendit pa një sektor privat të fuqishëm, prandaj, ky sektor, para se gjithash, duhet të shihet si partner i rëndësishëm i shtetit drejt fuqizimit të vendit. Kryetarit Rafuna i shpreha qëndrimin se, për PDK-në, është e papranueshme qasja e gabuar e kësaj Qeverie ndaj bizneseve, e cila, përmes masave të saj, po i ndëshkon dhe penalizon ato në aktivitetin e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se Oda Ekonomike e Kosovës është duke bërë një punë të mirë në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të bizneseve, krahas promovimit që po i bën ambientit afarist në Kosovë, përkundër sfidave aktuale.