Memli Krasniqi zbulon disa kandidatë per kryetarë komunash: Urani për Prishtinën, Shaqa për Prizrenin…

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konfirmoi se Uran Ismaili do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe për kandidatët e komunave të tjera.
“Shumica dihen, ka me qenë Agim Aliu për Ferizaj, Shaqir Totaj për Prizren, Ferid Idrizi për Vushtrri…”, u shpreh Krasniqi në T7.
“Kemi situata në degë te caktuara ku munden me qenë dy apo më shumë kandidatë”, shtoi ai.
“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë, jo vetëm ne në PDK, por edhe qytetarët që janë duke e kërku. Në kuptimin formal Urani do ta shpallë kandidaturën e tij shpejt, e s’po ja prishim me folë më shumë për atë shpallje”, tha Krasniqi.
“Në Mitrovicë nuk do të jetë Bedri Hamza, besoj që kryesia ja jep besimin Arian Tahirit – nënkryetarit të komunës”, tha Krasniqi për Mitrovicën.