75 Mall Live Search
11:27 / E Diele, 04 Korrik 2021 / AR

Memli Krasniqit i vjen një tjetër urim nga AAK

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka uruar Memli Krasniqin, pasi ky i fundit është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Kuçi, po ashtu, ka uruar të gjithë anëtarët e PDK-së për këtë zgjedhje të duhur.

Postimi i plotë i kryetarit të Junikut dhe kryetarit të degës së AAK-së në Junik:

“Mik i nderuar Memli, urime e suksese detyra e të parit të Partisë Demokratike të Kosovës e përmes juve, urime të gjithë anëtarëve të PDK-së!”, ka shkruar Agron Kuçi.