20:00 / E Diele, 02 Janar 2022 / AR

Memli më i mirë si reper apo si politikan? Përgjigja e bashkëpunëtorit- Arber Reçi

“Ritmi i Rrugës”, veçohet si njëri nga grupet me të suksesshme në historinë e Hip Hop-it shqiptar.

Anëtarët e grupit, Memli Kransniqi dhe Arber Reçi, falë punës dhe vullnetit kanë arritur që të rinjtë shqiptar të jenë adhurues të flaktë të muzikës së tyre, shkruan Indeksonline.

Ribashkohet Ritmi i Rrugës

Fryma që kanë sjellë në tregun muzikor, ishte një risi që çdokush e admironte, mirëpo që aktiviteti i tyre ka ndalur që një kohë. Tanimë të dy kanë marrë drejtime të ndryshme, ku Memli i është bashkangjitur politikës.

Në një prononcim për Indeksonline, miku e bashkëpunëtori, Arber Reçi, tha se të bashkëpunosh me Memlin është gjë shumë e mirë. Ai tha se janë rritur bashkë dhe kanë dashur të sjellin frymë të re në muzikën shqipe.

 “Bashkëpunimi me Memlin ka qenë shumë i mirë. Ne kemi qenë shumë shok të mirë, jemi rrit bashkë e normalisht pastaj ideja e të rinjve për të bërë muzikë ka qenë e të dyve bashkë. E kemi dashtë rep muzikën dhe kemi filluar të zhvillojmë pak muzikë, edhe mandej kemi filluar të bashkëpunojmë me Enis Preshevën dhe e kemi zhvilluar bashkë ‘Ritmin e Rrugës’, por mandej bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë, normalisht”.

Gjithashtu, ai tha se me moshë e me kohë, në të dy fushat Memli është i suksesshëm.

Secila në moshën e vet e në kohën e vet. Unë kisha pas qef që Memli në detyrën dhe pozitën që e ka është e rëndësishme me e performu ashtu siç din më së miri. Me e kry punën dhe funksionin e vet me profesionalizëm dhe me dinjitet”, përfundoi ai./Indeksonline/

Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i PDK-së – 06 Press
Arber Reci (@arberreci) / Twitter