Memphis Depay akuzohet për sjellje seksiste ndaj gjyqtares (VIDEO)

Memphis Depay ka shkaktuar bujë të madhe në Brazil.
Futbollisti holandez i cili gjatë verës u transferua te skuadra e Corinthians, po akuazohet për sjellje seksiste, shkruan IndeksOnline.
Në një video e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shihet Depay derisa ia vndos doren mbi shpatull gjyqtares kryesore gjatë ndeshjes kundër Santos.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta për një gjest seksist ndaj Edina Alves Batista.
Në momentin kur Depay vendos krahun mbi Edina Alves Batista, kjo e fundit ia largon për pak sekonda./IndeksOnline/