75 Mall Live Search
13:12 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Menaxherët e ardhshëm që mund ta zëvendësojnë Allegrin

Sipas asaj që është raportuar nga Tuttosport këtë mëngjes Juventusi, tashmë po rreshton emrat për periudhën ‘post Allegri’ pasi duket gjithnjë e më shumë se ky do të jetë sezoni i fundit i tij te skuadra nga Torino

Tuttosport sugjeron që Juventus nuk është vetëm në kërkim të Zinedine Zidane por edhe një listë e trajnerëve të tjerë.

Dhe sipas të përditshmes italiane Jurgen Klopp, Pep Guardiola dhe Didier Deschamps janë favoritët e tjerë për ta marrë drejtimin e klubit. Sidoqoftë i mbetet kohës të tregojë se kush do ta merr përsipër menaxhimin e klubit nëse Allegri largohet nga roli i tij si trajner. /IndeksOnline/