19:11 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Menaxheri i aeroportit nuk feston përvjetorin, i dhuron mjetet për Unikun e vogël

Në rrjetet sociale është shpërndarë apeli për ndihmë të një djali pesëmuajsh i cili është diagostifikuar me sëmundje të rrallë.

Bëhet fjalë për Unik Statovcin nga Podujeva, i cili ka një infeksion viral në mushkëri, për shërimin e së cilës duhet të shkojë në spitalin Tirsova të Beogradit.

Për të ka vendosur të ndihmoj edhe menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, Driton Hyseni.

Ai ka njoftuar se mjetet që kishte planifikuar të bënte feste me rastin e 17-vjetorit të tij në këtë aeroport, t’i ridedikoj Unikut të vogël për shërim.

“17 vite rrugëtim me Aeroportin “Adem Jashari”. Planifikoja të shënjoj këtë përvjetor duke nderuar kolegët me të cilët punoj për kohë të gjatë por në moment mu kujtua UNIK STATOVCI – një fëmijë nga Podujeva, me nevojë për përkrahje shëndetësore. Them se shënimi më i mirë është të ridedikoj mjetet e asaj feste tek ky engjull, duke i dëshiruar shërim të shpejtë”, ka shkruar Hyseni./Indeksonline/