22:30 / E Martë, 02 Mars 2021 / AR

Menaxheri i Don Xhonit shpalos detaje nga projektet e reja, vajza ka diçka për ju!

Don Xhoni është njëri nga reperët më të suksesshëm.

Ai po arrin t’i tregoi aftësitë e tij si një këngëtar i talentuar, duke thyer rekorde të dëgjueshmërisë brenda një kohe të shkurtër, shkruan Indeksonline.

Thuajse çdo këngë që ka sjellë në treg është shndërruar në hit, dhe janë mirëpritur mjaftë nga fansat e tij.

Sa i përket këngëve të reja, në një intervistë të dhënë për Indeksonline, Meriton Mjekiqi tregoi më shumë për projektet e tij muzikore.

Për Indeksonline ai zbuloi se kënga që do të publikohet titullohet “Mafia” dhe është një këngë solo.

“Ende nuk kemi vendosur se cilën këngë konkretisht. Besoj që do të publikohet kënga “Mafia” është këngë solo, dhe pas kësaj do të ketë dy këngë të reja.”

Reperi është mjaftë i kërkuar edhe për bashkëpunime.

“Po, do të ketë edhe bashkëpunime, por që ende nuk e kemi definuar se me kë do të jenë bashkëpunimet”, tha ai.

Sa i përket statusit të tij aktual, edhe pse është përfolur për ndonjë lidhje, Meritoni dha një lajm të mirë për vajzat.

“Statusi i tij është single”, shtoi ai./Indeksonline/