Menaxheri i Hysaj flet për të ardhmen e futbollistit shqiptar
Mario Giuffredi, menaxher i futbollistit shqiptar Elseid Hysaj ka folur për të ardhmen e futbollistit.
Ai ka treguar se në janar do të bisedojë me Giuntolin dhe Gatusson, transmeton Indeksonline.
“Hysaj ishte një hero në pjesën e dytë kundër Sassuolo, ai është një lojtar i rëndësishëm dhe mund të japë kontributin e tij. Në fillim të janarit, unë do të shoh Giuntoli dhe Gattuso. Unë e kam njohur trajnerin për shumë vite, dhe ne kemi një marrëdhënie e mirë, unë do të flas me të qartë dhe ne do të kuptojmë se çfarë të bëjmë” tha Giuffredi.
Hysaj ka kontratë deri në vitin 2021 me Napolin kurse deri më tani ka bërë gjashtë paraqitje për këtë skuadër pasi që ka qenë edhe i lënduar, po ashtu ka qenë i përfolur për një transferim në Romë./Indeksonline/.