12:09 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / A. A

Menaxheri i Meritan Shabanit: Ne jemi kosovarë, që 2 vjet e gjysmë askush s’na ka kontaktu nga Federata

Meritan Shabani, ende nuk ka zgjedhur kombëtaren të cilën do ta përfaqësojë.

Ish futbollisti i Bayernit të Mynihut, tani është pjesë e ekipit anglez Wolverhampton.

Në janar 22-vjeçari u huazua te VVV-Venlo në Holandë.

Sipas menaxherit dhe vëllaut të Meritanit, Durak Shabani, Kosova që më shumë se dy vite nuk ka shprehur fare interesim.

“Herën e fundit që kam fol ka qenë Bajram Shala, nuk e di a është më aty, ka qenë në dhjetor 2018, pastaj kemi fol nji herë ose dy por zine që prej fillimit të 2019 s’kemi pas kontakt më. Unë me Meritanin jam nonstop në kontakt, për me lu për Kosovën ne duhet me u taku, me pa qysh janë planet ndoshta trajneri i ka 2-3 lojtarë para tij e për s’pe di qysh janë planet. Ne mundemi me fol kur dush se na jemi kosovarë, jemi nga Kosova”

“Unë po lexoj shumë sene që po shkruajnë kishe familja s’po don, Meritani po shmanget, por nuk është e vërtetë. Unë kur kam interes për një punë, atë e njeki, e përcjelli, i rri gati. E mos mu lajmëru 2 vjet e gjysë apo 3, kjo tregon se nuk kanë interes. Ky është mendimi ynë dhe kështu është situata momentalisht” deklaroi Shabani për Indeksonline.

Meritan Shabani do të përfundojë periudhën e huazimit të VVV-Venlo në fund të këtij edicioni, për tu rikthyer te Wolverhampton.

Në janar, ai vazhdoi kontratën me ekipin anglez deri në vitin 2023.