Menaxheri i Milot Rashicës flet për të ardhmen e futbollistit

Milot Rashica ishte pothuajse e sigurt që do të largohej gjatë verës nga skuadra e Werder Bremenit.
Mirëpo tani siç duket gjërat kanë ndryshuar shkaku i koronavirusit, transmeton IndeksOnline.
Menaxheri i futbollistit Altin Lala ka folur për të ardhmen e futbollistit mirëpo sipas tij transferimi i Milotit është në pritje.
“Ai stërvitet sa më shumë që të jetë e mundur dhe zbaton udhëzimet” ka thënë Lala.
“Askush nuk e di për momentin se di do të vazhdojë” është deklaruar ai.
Ylli kosovar është përfolur vazhdimisht për një largim të mundshëm nga skuadra gjermane ku edhe shumë skuadra të mëdha evropiane janë të interesuar për të./IndeksOnline/.