Menaxheri i Robin Krasniqit bën një parashikim interesant të meçit Fury-Usyk

Sonte zhvillohet meçi i shekullit në boks mes Tyson Furyt dhe kampionit botëror, Oleksandr Usyk.
Një parashikim interesant për këtë duel e ka dhënë menaxheri i Robin Krasniqit, Luan Dreshaj, shkruan Indeksonline
Dreshaj mendon se Usyk do të ketë përparësi në këtë super meç që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
“Është shumë e vështirë me fol paraprakisht për rezultatin e duelit Fury- Usyk. ga shumë ekspert shihet si një duel 50:50, por shumë të tjerë e shohin Tyson Fury-in si favorit, ndërkaq unë mendoj pak më ndryshe, mendoj se Usyk do të jetë më aktiv dhe do të ketë më shumë goditje, poashtu besoj se dueli do shkon mbi 12 raunde dhe do vlersohet nga gjyqtarët. E kur të vjen puna tek gjyqtarët është e mundur se Fury do të favorizohet”, shkruhet në parashikimin e Luan Dreshajt.
Meçi mes Furyt dhe Usykut ishte e paraparë të zhvillohej në fillim të vitit 2024, por u shty për shkak të një lëndimi të boksierit britanik./Indeksonline/