75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 06 Maj 2024 / L K

Menaxheri i Robin Krasniqit jep shifra të hatashme suksesi të boksierit kosovar

Luan Dreshaj, menaxheri i Robin Krasniqit ka dhënë statistika të suksesit të boksierit kosovar pas fitores ndaj Jurgen Silvas.

Me këto statistika, Dreshaj është i bindur se Robin Krasniqi është boksieri më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave.

“Fitorja e 54-të në duelin Nr. 61 për boksierin më të suksesshëm shqiptar të të gjitha kohrave, Robin Krasniqi!
Në historin e boksit profesionist shqiptar, Robin Krasniqi deri tani i mban këto statistika / tituj / rekorde:

  • i vetmi Kampion Bote (madje në dy Federata të ndryshme)
  • i vetmi Kampion Evrope në dy pesha të ndryshme
  • ka fituar më së shumti tituj internacional & interkontinental
  • ka zhvilluar më së shumti duele profesioniste
  • ka shënuar më së shumti duele profesioniste
    Shpresojmë në të ardhmen të kemi shumë kampion bote, shqiptar! Por kjo rrugë, kjo karrierë, ky durim dhe kjo thjeshtësi që e ka Robin Krasniqi si njeri, këto vërtet nuk janë lehtë për t´u zëvendësuar” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/