Menaxheri me Covid-19/ Sekretari i FFK-së Eroll Salihu kryen detyrën e përkthyesit në konferencë

Virusi Covid-19 ka prekur edhe anëtarë tjetër të Përfaqësueses së Kosovës.
Përveç trajneri Bernard Challandes dhe një anëtari teknik, dje u raportua se menaxheri Bajram Shala ka dalë pozitiv.
Në mungesë të tij, që me gjasë nuk ka udhëtuar në Slloveni, rolin e përkthyesit në konferencë për media e kreu sekretari Eroll Salihu, shkruan Indeksonline.
Në fakt, ishte një përkthyese femër e caktuar për të kryer detyrën por në disa raste ajo ngeci, dhe për në një moment sekretari Salihu reagoi duke afruar mikrofonin.
/Indeksonline/