75 Mall Live Search
20:39 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / H F

“Menaxhimi jo i mirë i Komunës la pa punë e pa paga 260 punëtorë”

Një kontratë e cila pati jetëgjatësi për shtatë vite, nuk dihet se a do të ketë mundësi të ripërtërihet.

Iniciator i kësaj marrëveshjeje ishte ish-Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Ferizaj, Burim Meta.

I njëjti ka treguar se sa i rëndësishëm ishte bashkëpunimi i “Caritas Kosova” dhe Komunës së Ferizajt.

“Pse është ndalur e dinë organet komunale, por duhet ta dimë që një kontratë e ka një skadencë, nuk është e përhershme, me siguri ka pas ndonjë çarje dhe kjo marrëdhënie duhet të formatohet”, deklaroi Meta.

Kritika për komunën lidhur me menaxhimin jo të duhur të kësaj situate ka edhe rrjeti i organizatave joqeveritare, AVONET.

Sipas tyre, një kontratë e tillë si ajo me Caritas, është urgjencë për shëndetësinë në Ferizaj meqë qytetarët nuk po mund të marrin shërbimet e nevojshme mjekësore.

Drejtori i AVONET, Kenan Gashi, pohon se Komuna e Ferizajt e ka për obligim të bëjë planifikime që kanë të bëjnë me shërbime dhe me qytetarë. /Klankosova.tv