17:15 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës inkurajon kompanitë ajrore që çmimet e biletave të jenë të arsyeshme

Menaxheri për koordinim të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka thënë se ka kontaktuar me kompanitë ajrore, të cilave iu ka rekomanduar që çmimet e biletave të jenë të arsyeshme, meqë fluturimet e udhëtarëve nga Prishtina lejohen.

Ky është postimi i plotë:

Meqë fluturimet me udhëtarë NGA Prishtina LEJOHEN, kontaktova dhe inkurajova kompanitë ajrore që të mund të organizojnë sa më shumë fluturime.

Çmimet e biletave të udhëtimeve duhet të jenë të arsyeshme sepse ne si aeroport aplikojmë tarifat të njëjta, siq janë rregulluar nga Qeveria e Kosovës për shërbime tona, në çfarëdo rrethane e edhe tani në këtë situatë të jashtëzakonshme!