18:41 / E Hënë, 29 Gusht 2022 / LB

Menaxhmenti i Viva Fresh Store priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë

Menaxhmenti i kompanisë Viva Fresh Store sot priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë, z. Hayrettin Demircan.

Gjatë takimit, zv. Drejtori i kompanisë z. Korab Hoxha mes tjerash e njoftojë z. Demircan për projektet strategjike dhe zhvillimore në zgjerimin e kompanisë brenda dhe jashtë Kosovës!

Po ashtu, e njoftoje edhe për përkrahjen dhe mbështetjen që vazhdon ta ofrojë ndaj prodhuesve vendor në zhvillimin e tyre, promovimin dhe krijimin e hapësirave të volitshme për shitje, në gjithë rrjetin e marketeve të kompanisë brenda dhe jashtë vendit.

Pas takimit, së bashku me menaxhmentin, vizituan edhe hapësirat e Qendrës së Logjistikës për të parë më nga afër teknologjinë e fundit të sistemeve më inovative dhe efikase të menaxhimit Smart.