Menayothin thyen rekordin impresiv të Mayweather
Wangeng Menayothin e ka kaluar rekordin e Floyd Mayweather prej 50 fitoreve dhe 0 humbjeve, duke regjistruar fitoren e 51-të të mërkurën.
Kampioni i peshave të lehta i WBC mposhti Pedro Taduranin për ta mbrojtur titullin e kampionit botëtor, dhe duke kaluar rekordin impresiv të Mayweather.
Menayothin, gjithashtu i njohur si Chayaphon, ka boksuar në 51 meçe në vendlindjen e tij në Tajland, transmeton IndeksOnline.
Gjiganti ”Dwarf” arriti fitoren e tij të 51-të, dhe titullin e dhjetë, kur juria vendosi në favor të tij.
Mayweather vendosi të pensiohohej kur e arriti fitoren e tij të 50-të dhe atë ndaj Connor McGregor.
Boksieri amerikan fitoi tituj të botës në pesë divizione dhe mposhti legjendat si Manny Pacquiao dhe Oscar De La Hoya./IndeksOnline/