75 Mall Live Search
17:46 / E Hënë, 13 Janar 2025 / Gj. Sh

Mendim Rugova tregon çfarë moti na pret këto ditë: Temperaturat bien goxha si shumë

Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha si shumë” këtë javë.

“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, tha ai sot në #Gjesi.

Prej të mërkurës, ai tha se moti do të jetë më stabil, dhe se do të ketë “diell me dhëmbë”.

Temperaturat minimale mund të shkojnë deri në -7 e -8 gradë celsius.

“Maksimalet shkojnë kryesisht deri në -1 deri në 2 gradë në Dukagjin”, tha ai.

Mendim Rugova tha se nga pjesa e dytë e javës së ardhshme mund të ketë sërish reshje.