75 Mall Live Search
12:24 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / H F

Mendimi parashikon motin, reagon Blerina: Mos e thirrni më se na tranoj, kena mu kallë

Meteorologu kosovar, Mendim Rugova, vazhdon të informojë qytetarët për zhvillimet e fundit meteorologjike. Në këto ditë të ftohta, parashikimet e tij janë ndër më të kërkuarat, sepse të gjithëve na intereson të dimë çka po na pret jashtë.

Por këtë herë, parashikimi i Mendimit ka marrë një “koment të zjarrtë”, jo nga ndonjë qytetar, por pikërisht nga bashkëshortja e tij, dizenjatorja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova.

Me humor dhe shpirt lozonjar, ajo ka shpërndarë një reagim në rrjete sociale që ka bërë ndjekësit të qeshin.

“Pashë një Zot, mos e thirrni më se na tranoj. Unë po ju thom që nxet është. Kena me u kallë!”, shkruan ajo, duke shprehur në mënyrë gazmore.

Reagimi i Blerinës tregon jo vetëm sensin e saj të humorit, por edhe marrëdhënien e afërt dhe spontane që ndan me Mendimin.