11:44 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë” dëshmohet shkencërisht

Shprehja ‘mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë’ tashmë është provuar edhe shkencërisht.

Është zbuluar se një proteine e njohur deri tani për ndikimin e saj pozitiv në qelizat nervore të trurit, është themelore edhe në mirëfunksionimin e muskulit kardiak.

Maksima e famshme latine “Mens sana in corpore sano”, dhe e përpunuar nga poeti latin Giovenale, duket se në vetvete përmban edhe një të vërtetë shkencore që fsheh një marrëdhënie të caktuar biokimike.

Një studim i “Johns Hopkins Medicine” dhe i publikuar ne “National Academy of Sciencespershkruan”ka zbuluar se një proteinë e njohur deri tani për rolin e saj si një antidepresiv natyral.

Por edhe për vlerat e saj me ndikim pozitiv për memorien, aftësinë e të kuptuarit, rritjen neuronale, luan gjithashtu edhe një rol po kaq të rëndësishëm edhe në shëndetin e organit kryesor të aparatit kardiovaskular.