“Mendjemadhe, nuk përshëndet askë në studio”, Bora i përgjigjet kritikave të opinionistit të njohur

Ka përfunduar edicioni i tretë i “Për’puthen” me një puntatë ku në studio ishin vetëm Bora Zemani dhe Arjan Konomi.ë
Dyshja intervistuan njëri-tjetrin duke zbuluar detaje nga përjetimet e tyre gjatë realizimit të programit.
Në mes tjerash Bora u ndal edhe tek ankesat e disa konkurrentëve por edhe të Arjon Muçës se nuk përshëndet të tjerët kur futet në studio.
“Ti (Arjan) përfshihesh më tepër me personazhet, unë gjithmonë kam dashur të jem sa më e tërheqeur sa më e papërfshirë në të gjitha historitë madje kam pasur ankesa edhe që nuk përshëndes konkurrentët në studio për këtë fakt. Sepse dua të jem sa më larg për t’i bërë ato pyetjet e mia në mënyrën më komode të mundshme”, tha Bora.
Kujtojmë se në një intervistë Arjon Muça tha se Bora është shumë puntore dhe e do karrierën, por e keqja e saj është që nuk përshëndet kur futet në studio, ose thënë me fjalë të tjera është ‘mendjemadhe’.
“Bora është karrieriste dhe punëtore. Tipari i keq është se nuk përshëndet. Më ka ndodhur edhe mua që nuk më flet. Nuk i vë re njerëzit që ka pranë”, tha ai.