75 Mall Live Search
18:16 / E Martë, 15 Gusht 2023 / LB

Mendo për të ardhmen tuaj/ “Baudekoration Hasani GMBH”, njihuni me mërgimtarin e suksesshëm në Gjermani, Miran Hasani

Pavarësisht se nuk ka shumë vite që ka shkuar në Gjermani, kjo nuk paraqet pengesë për të riun nga Suhareka, Miran Hasani për t’u bërë një afarist i njohur në këtë vend.

Hasani për një kohë të shkurtër ka arritur të ndërtoj një kompani shumë suksesshme në fushën e ndërtimit.

“Baudekoration Hasani”, është shndërruar në një kompani që shquhet për profesionalizëm dhe korrektësi të lartë në punë.

Kompania, e cila numëron një numër të konsiderueshëm të punëtorëve është një nga punë kryesit më të mëdhenj të zonës së Fuldes.

Krejt ky sukses, sipas Miran Hasanit, arrihet me punë, ndershmëri dhe përkushtim të lartë në punë.

Ai ka treguar për IndeksOnline se shumica e punëtorëve të tij janë nga Kosova.

Hasani poashtu njihet edhe për mbështetjen që i jep talenteve të rinj në fusha të ndryshme.

I riu nga Suhareka ka thënë se planet e tij në të ardhmen janë që të investoje dhe në Kosovë dhe të kontribuoj në formimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të punës në Kosovë.

“Mendo për të ardhmen tuaj”, është slogani i Baudekoration Hasani GMBH.

Kësisoj i riu nga Suhareka është kthyer në një tjetër mërgimtar të suksesshëm në Gjermani.