75 Mall Live Search
22:37 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / MSH

“Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë…”/ Egli kthehet kundër Gjestit?

Egli ka reaguar për herë të parë prej kur u shpërnda video për daljen e saj në “prime” të Big Brother VIP Albania.

Egli ndërpreu garën të enjten, për shkak të problemeve shëndetësore, sakaq banorët brenda shtëpisë kanë akuzuar Gjestin, si fajtor kryesor për gjendjen e rëndë emocionale të artistes nga Shqipëria, raporton IndeksOnline.

Mesazhi i Eglit duket të ketë qenë shumë i qartë, përfshirë dhe personit kujt i drejtohet.

Duke shpërndarë një video të saj në shtëpi, Egli shkroi:

“Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë, sepse Zoti numëron lotët e saj. Gëzuar 8 Marsin”.