75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / G T

Mendoi se realizoi golin e javës, por futbollisti turk zhgënjehet kur sheh lojën duke vazhduar

Skuadra e Fenerbahces u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Turqisë pas fitores 0:2 ndaj Gaziantep.

Në fundin e pjesës së parë, skuadra vendase pati një mundësi të artë të shënonte golin e parë në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Ishte futbollisti Furkan Soyalp që goditi fuqishëm drejt portës së kundërshtarit, por topi shkoi në shtyllë.

Në fakt, lojtari turk mendoi se topi kaloi vijën e golit dhe filloi të festonte.

Me të vërtetë po të ishte gol, ndoshta do të ishte një nga shënimet më të mira gjatë këtij sezoni./Indeksonline/