“Mendoja se më kishin mbaruar lotët”, Aurela Gaçe surprizon Eli Farën
Sot në “E diell” në rubrikën “Muzikë kur dëgjoj” ishte këngëtarja Eli Fara.
Ajo u rrëfye për jetën personale, por edhe për atë profesionale si dhe zbuloi disa momente speciale të jetës së saj. Mes emocionesh, u surprizua nga mikesha e zemrës, Aurela Gaçe.
Ajo mes lotësh shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për dy mikeshat e saj. Ajo zbuloi se Aurelën e ka njohur në një koncert në Maqedoninë e Veriut dhe prej asaj kohe nuk janë ndarë. Më tej tha se mendonte se i kishin mbaruar lotët, por surpriza të tilla vazhdojnë ta emocionojnë.