75 Mall Live Search
23:04 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mendoni se është pensionuar Santa Cruz? JO, sapo shënoi 4 gola në derbin e ligës

Roque Santa Cruz ka qenë shumë i njohur kur ishte pjesë e Bayernit në Bun desligë.

Por futbollisti paraguaian është ende aktiv. madje shumë i fortë sa për të shënuar katër gola në një ndeshje.

38 vjeçari ka realizuar “poker” në fitoren e Olimpia Asuncion kundër Cerro porteno, ose ndryshe derbi i Paraguait.

Ai realizoi katër gola dhe skuadra e tij fitoi 4-2 në këtë ndeshje.

Santa Cruz ka qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura si Bayern, Blackburn, Manchester City e Malaga ndërsa tani është rikthyer aty ku e nisi karrierën si futbollist. /IndeksOnline/