75 Mall Live Search
07:22 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

“Mendoni viktimat e luftës”

“Denkt an die opfer der kriege”, është fjala gjermane që përshkruan më së miri raportin e Kosovës ndaj viktimave të luftës. Kështu mendon deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj.

Sipas Dreshajt, Kosova nuk bën që dy dekada pas luftës, Kosova të bëjë prapakthehu në histori, por se duhet që mos të harrojë amanetin dhe qëllimin e luftës.

“Kosova nuk ka qenë pushtuesi, por viktima e një pushtuesi okupator. Pas kaq vitesh paqe, asesi nuk bën të harrojmë viktimat e luftës. “Denkt an die opfer der kriege” është shprehja e njohur gjermane që thotë “Mendo viktimat e luftës”.

Kjo do të thotë që qëllimi dhe flijimi i tyre kurrë nuk bën të harrohet dhe duhet të jetë frymëzim për të gjithë. Por, nuk bën që në emër të luftës të shohim të ardhmen tonë evropiane. Shqiptarët kurrë s’kanë qenë okupator, por pacifistë.

Më bëri përshtypje kërkesa e një vajze nga Klina e cila i takonte një familje që kishte dhënë dëshmorë në luftë. Ajo ka kërkuar që politikanët mos të vizitojnë më varrezat e familjarëve të saj. Edhe unë mendoj njëjt, sepse më shumë duhet të respektojmë idealin e tyre, se sa varrezat” ka thënë Gani Dreshaj.