75 Mall Live Search
13:38 / E Premte, 22 Gusht 2025 / G T

“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona

Granit Xhaka, transferimi befasues në Sunderland ka treguar për herë të parë se si erdhën gjërat deri në rikthimin në Premier League.

Gjatë një interviste për Blick-un, Xhaka tregoi se pronari i Sunderlandit, Kyril Louis-Dreyfus e telefonoi në orët e vona, shkruan Indeksonline

“Në orën 23:00, një numër zviceran u ndez në telefonin tim. Isha duke shkuar për të fjetur, pasi fëmijët tashmë po flinin: ‘Përshëndetje, jam Kyril, pronari i Sunderlandit’. Mendova se dikush po bënte shaka pasi agjenti im ishte në Amerikë por i dhash Kyrilit numrin e tij pasi bisedës së shkurtër që patëm”, tha Xhaka. “Dhjetë minuta më vonë, agjenti më kontaktoi se bashku më drejtorin sportive dhe Kyrilin, ku e kuptova se gjërat po bëheshin serioze”.

Xhaka thotë se pas asaj telefonate në orët e vona, e ndjeu se duhet ta bëjë një lëvizje të tillë.

“Thashë, Granit duhet ta bësh këtë. Klubi po vinte nga një situatë që më kujtoi fillimet e prindërve të mi – nga e para. Dhe, mendoj se kjo përvojë te Sunderlandi do të më japë gjëra të mira për të ardhmen time”, shtoi Xhaka.

Granit Xhaka debutoi me fitore te Sunderlandi në Premier League. Ai tashmë është zyrtarizuar edhe si kapiteni i parë i klubit anglez./Indeksonline/