14:39 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Mendova se do më përdhunonin”, Bebe Rexha rrëfen natën më të frikshme

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, dje (e hënë), pozoi për revistën e famshme “Cosmopolitan”, ndërsa ka dhënë një intervistë, duke folur për eksperiencat e saj në jetë.

Në një pjesë të intervistës 30-vjeçarja, ka folur për momentin kur një nga producentët që po punonte me të e ngacmoi, me ç’rast bëri që kjo e fundit ta lëshonte studion.

“Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent tjetër që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, jo, unë do të bëj atë që dua”, ka thënë Bebe.

Më tej biondja ka folur edhe për natën më të frikshme që ka përjetuar e vetme në një studio me disa meshkuj.

“Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”, shton më tej Rexha.

Ndryshe, Bebe pak ditë më parë festoi ditëlindjen dhe u kritikua mjaft shumë për imazhin e zhveshur që publikoi, me pretekstin se tashmë si 30-vjeçare ndihet më mirë. 

View this post on Instagram

@cosmopolitanuk Oct 2019 issue. ???

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on