20:30 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“Mendova se isha mbreti i javës, por kur pashë Messin…”

Gerard Delofeu zhvilloi një performancë spektakolare fundjavën që lamë pasë ku shënoi 3 gola në fitoren 5-1 të Watfordit në fushën e Cardifit. Megjithatë, edhe Messi zhvilloi një fundjavë spektakolare me 3 gola dhe një asist përballë Sevillas.

“Mendova se isha mbreti i kësaj fundjave derisa pashë Mesin ndaj Sevijës. Është lojtar i pabesueshëm, kënaqem duke e parë atë, është i pagabueshëm. Një herë mbaj mend se i pasova atij një top të fortë dhe menjëherë i kërkova falje, por ai e uli topin me një prekje të jashtëzakonshme”, kujtoi Delofeu.

Ish-lojtari i Milanit ka pasur fatin ta ketë shok skuadre Messin gjatë kohës që ishte pjesë e Barcelonës. Etiketimi si “Messi i ri”, kur ishte pjesë e akademisë, e ka dëmtuar shumë spanjollin.