09:00 / E Premte, 18 Tetor 2019

Menduam se hapi Instagram për herë të parë, Jennifer Aniston na paska gënjyer të gjithëve

Aktorja e njohur e serialit ‘Friends’, Jennifer Aniston, e cila ka qëndruar për shumë vite larg tundimit të rrjeteve sociale (të paktën me emër real) , ka hapur më në fund një llogari në Instagram, duke i lumturuar kështu të gjithë fansat e saj. Për postim të parë si për të inaguruar faqen, Jennifer publikoi një foto me miqtë e serialit ‘Friends’.

Fansat padyshim janë çmendur dhe fotoja ka marrë një numër shumë të madh pëlqimesh dhe komentesh. Po ashtu, në vetëm pak ditë, aktorja ka ndjekur shumë nga njerëzit në mbarë botën dhe numëron aktualisht 12.3 m ndjekës.

Ndonëse aktorja ka treguar më herët se nuk i pëlqen rrjetet sociale andaj kishte vendosur të qëndronte larg tyre, rezulton që kjo nuk është e vërtetë. Aktorja ka pasur dhe më parë Instagram, thjesht jo në emrin e saj. Jennifer ishte së fundmi e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel ku është shprehur: “ Ishte një llogari që e përdorja për të parë çfarë bënin të tjerët. Kur po mendoja se çfarë po bëja, kuptova se kishte ardhur koha që të kuptoja botën dhe të zhysja gishtin tim në pishinën e mediave sociale”.

Moderatori Kimmel ka shtuar se Jennifer ka arritur 1 milion ndjekës më shpejt se Princ Harry dhe Meghan Markle, duke thyer kështu një rekord. Madje për disa orë faqja e saj nuk mund të ndiqej, për shkak të një fluksi të madh njerëzish që i bënin “follow” çdo sekond. Aktorja po ashtu ka treguar se shumë njerëz i thonin vazhdimisht të hapte një adresë dhe ajo më në fund ua ka dëgjuar fjalën!