75 Mall Live Search
22:11 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Menduan që humbi, por e vranë për t’ia marrë organet

Ditën kur u arrestua Liu Qingzhi, djali i saj dhe nusja e tij u kapën nga policia. Pas një rrahje të egër, djali dhe nusja u liruan, por jo edhe Liu.

Atë mbrëmje, djali i Liu shkoi në qendrën e larjes së trurit në Provincën Hebei të Kinës, ku po mbahej nëna e tij dhe pa që nuk ishte shtrati i saj.

Kur u kthye të nesërmen, ajo ishte zhdukur. Mbetën vetëm këpucët e saj. Kjo ndodhi në gusht të vitit 2002.

Liu Qingzhi

Burri i Liu, Ju Shuchen, pyeti  drejtorin e qendrës së larjes së trurit se çfarë ndodhi, por ai pretendoi se nuk e dinte. Autoritetet lokale gjithashtu thanë që ata nuk e kishin idenë për vendndodhjen e Liu.

Gjatë 15 viteve, familja e Liu harxhoi shumë kohë dhe para duke e kërkuar atë, por kurrë nuk gjetën asnjë gjurmë.

Në vitin 2017 mësuan që shumë të burgosurve në Kinë po i’a marrin organet, dhe për këtë ai sigurua se pse u zhduk gruaja e tij.

Autorët e krimit janë zyrtarë të Partisë Komuniste Kineze (CCP), të cilët veprojnë në bashkëpunim me kirurgët, autoritetet e burgut dhe zyrtarët ushtarakë, sipas raportit “The Slaughter”, të publikuar në vitin 2016, transmeton Indeksonline.

Studiuesit zbuluan se 700 spitale transplantuese në të gjithë vendin kanë pasur aftësinë të kryejnë më shumë se një milion transplantime që nga viti 2000.

Megjithatë burri i Liu kishte të drejtë, sepse atë e kërkuan me vite dhe nuk gjetën asnjë gjurmë të saj dhe e vetmja e vërtetë ishte se ajo u bë viktimë e praktikës makabre të regjimit kinez për të vrarë të pafajshëm në mënyrë që të korrnin organet e tyre dhe t’i shesin./Indeksonline/